Riccardo Pinzi debutoi mbrëmë me fanellën e Udineses, duke u aktivizuar vetëm 1 minutë nga fundi në sfidën në fushën e Salernitanës. Gjithçka në rregull deri këtu, por jo për shumë gjatë.

Emri i 18-t vjeçarit nuk figuronte në listën e futbollistëve që do të merrnin pjesë në ndeshje. Në shënimet e arbitrit, mungonte gjithashtu.

 

 

Gh5
Gh5

Me siguri që bëhet fjalë për një parregullësi, e cila nuk ka asnjë ndikim në fatin e sfidës. Priten zhvillime në ditët në vijim, sakaq Salernatina mund të marrë një fitore 3-0 në tavolinë.

 

Rast i ngjashëm ka qenë edhe ai i Diwara te Roma. Për Serie A kjo është e pafalshme, duke patur parasysh nivelin e lartë të kampionatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb