KOSOVA

Kampionati i futbollit në Kosovë është më emocionues më shumë se kurrë. 2 javë nga përfundimi i kampionatit gara është sfiduese pasi 3 skuadrat e para kryesuese i ndan vetëm një pikë nga njëra- tjetra.

KF Drita sot kishte shansin të ‘vriste’ kampionatin, por rivalët e përjetshëm të qytetit, Gjilani i bënë një surprizë të hidhur në fushën  tyre duke i mposhtur 0-2. Një nga derbit më të flaktë të Kosovës, për më tepër brenda një qyteti u vendos nga 2 gola, një prej të cilëve u shënuan nga sulmuesi shqiptar Sebino Plaku.

Tashmë KF Drita është ende kryesuese me 65 pikë, por mbrapa ka Gjilanin me 64 pikë. Ballkani humbi shansin e artë për t’i lënë pas të dyja, por u ndal nga Prishtina e cila me barazimin 2-2 është jashtë garës për titull.

Ballkani me barazimin në fushën e saj ka 63 pikë. Por akoma më emocionuese janë sfidat e ardhshme të kampionatit. Pas pak ditësh Gjilani prej Ballkanin në shtëpi, një sfidë mes vendit të dytë dhe të tretë kurse Drita pret Drenicën e Skënderajt që lufton për mbijetesë. Kurse javën e fundit është sfida vendimtare Drita- Ballkani, teksa Gjilani do të kërkojë të shfrytëzojë këtë betejë të mëdhenjsh duke fituar ndaj Flamurtarit pa objektiva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb