Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka quajtuar një gazep apo mynxyrë faktin që Edi Rama duke mbështetur kryeministrin Milo Gjukanoviç në Mal të Zi po bën fushatë elektorale për zgjedhjet aty.

Vasili thotë se Rama është kryeministër por është menduar që të drejtojë edhe OSBE-në, që më 30 gusht do të vëzhgojë zgjedhjet në Mal të Zi.
Madje do të jetë organizata që drejton Rama që do të vëzhgojë zgjedhjet dhe do i vlerësojë në fund ato.

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Çfare gazepi!

Edhe medemek drejton OSBE ky KM-ja edhe ben fushate elektorale per zgjedhjet ne Mal te Zi.

Dhe pastaj duhet edhe ti vezhgoje, edhe ti vleresoje.

Vertet çfare gazepi!!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb