Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ngritur shqetësimin në lidhje me gjendjen e varrezave të Vunoit në Himarë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili u shpreh se Bashkia e Himarës i ka hequr të ndjerëve edhe të drejtën e fundit për tu prehur në një vend dinjitoz.

Postimi i plotë:

Cfare gjendje e mjeruar ne varrezat e Vunoit, turp per Bashkine e Himares!

Bashkia e Himares gjoja beri nje pastrim te tyre, por realisht fotot flasin vete, ku e kunderta skandaloze ka ndodhur.

Mbeturina gjithefaresh dhe shkurre te hedhura mbi varre ky eshte rezultati i turpshem i gjoja pastrimit.

Ne ato varreza prehen burra e gra dinjitoze, qe me jeten dhe vepren e tyre, i kane sherbyer pa fund vendit, fshatit dhe familjes me modesti e thjeshtesi pa kerkuar asgje.

Edhe te vetmin detyrim, qe ata te prehen ne menyre dinjitoze, jua perdhos nje Bashki e Kryetar, qe s’kane asnje lidhje me krenarine e meritat e jashtezakonshme te Bregdetit, por Bregdetin e kane thjesht nje plaçke tregu per pazaret e tyre.

Respekt pa fund kujtimi te atyre qe prehen ne varrezat e fshatit Vuno dhe perbuzje per kete Bashki turpi!

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb