Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali duke u ndalur tek marrëveshja për reformën zgjedhore e arritur mes opozitës dhe maxhorancës, theksoi se PS fitoi qëllimin e saj; heqjen e frikës së pakuptitë të Lulzim Bashës për t’u ulur sërish në një tryezë.

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës në ‘News24’, Spiropali tha se PS u nis me vullnetin emirë për të bërë një ndryshim radikal sa i takon çështjes së depolitizimit të administratës zgjedhore.

PJESË NGA INTERVISTA
Flasim pak për reformën zgjedhore, për marrëveshjen që u arrit. Çfarë fitoi dhe çfarë humbi PS nga kjo marrëveshje…

Ne fituam atë që ishte qëllimi ynë fillestar. Të shuanim frikën e pakuptimtë të Bashës për t’u kthyer në tryezë dhe për t’ju kthyer zgjedhjeve e proceseve demokratike. Kaq! Ne e kishim të qartë se nuk kishte asnjë problem thelbësor për ligjin zgjedhor aspo për administrimin zgjedhor dhe këtë e provoi PD dhe Basha mbi kërkesat e tyre. Ne u nisëm me vullnetin e mirë për të bërë një ndryshim radikal për depolitizimin e administrim zgjedhor. Nuk u pranua nga Basha dhe PD, duke vërtetuar në fakt se problemi i humbjes së zgjedhjeve nuk ka qenë KQZ. Ne u ulëm në atë tryezë që partnerët të ishin të barabartë dhe të kishin veto. Tani kemi një marrëveshje, që në mos e përzë lepurin nga Lulzim Basha, të paktën e ka vënë atë në kontroll.

Pjese e kësaj reforme s’u bë depolitizimi i administratës zgjedhore, që ishte prioritet i PS…
Ishte rekomandim i ODHIR. Ne kemi pasur një bisedë të gjatë nëse kishte ardhur apo jo koha për depolitizim. Por të them të drejtën ka ardhur koha. Është e papranueshme që në qendrat e votimit të kemi të zgjedhur partiakë. Me forcimin e ligjit dhe depolitizimin do kishim bërë një hap më tej. Fatkeqësisht kjo s’u pranua. Por tani kemi bërë një hap tjetër me KQZ, që do të jetë i ndarë në 3 komisione, do ketë mandat më të gjatë. PD do të ketë veton sa i përket anëtarëve. Pra gjetëm një rrugë të mesme.

Ka pasur zëra nga PS për eliminimin e koalicioneve parazgjedhore. A do e mbështesë PS këtë ide?
Ne nuk i kemi hyrë kësaj analize, pasi jemi ende në fazën që Këshilli Politikë duhet ë na sjellë një marrëveshje. Me i qëndrojmë asaj marrëveshje në atë tryezë. Jemi të përgjegjshëm që të gjejmë rrugë për të komunikuar me opozitën parlamentare, e cila do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Politika është tripolare, se kemi prodhuar ne, por e ka prodhuar ikja e PD dhe LSI nga përgjegjësitë e tyre nga institucionet e qytetarëve. Ne do bëjmë maksimumin tonë, me vullnet maksimal për të realizuar një reformë zgjedhore, është kërkesë normale.

PS ka ‘ndezur motorët’ për zgjedhjet. Kërkoni një mandat të tretë. Ju jeni dhe kryetarja e PS për Tiranën. Çfarë mund të themi në këto kushte, në këtë klime?
Ne në fakt motorët nuk i kemi fikur kurrë. Ne jemi parti që është e organizuar në territor dhe ka vullnet dhe frymëzim, që buron nga maxhoranca jonë në Kuvend, nga besimi që kemi se një mandat i tretë është i domosdoshëm për vijimin e reformave dhe çdo kthim pas do të ishte fatal. Nuk është e fshehur, është aty në sy të të gjithave. Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dhe elementë të tjerë të opozitës, që deklaronin se do ta rishikonin reformën në drejtësi apo reformat e tjera, që janë domosdoshmëri për konsolidimin e kombit tonë. Kjo forcë politike, PS, maxhoranca e saj, ka mundësuar që Shqipëria të bëjë hapa serioz drejt konsolidimit si shtetit. Këto reforma do i vazhdojmë dhe në mandatin e tretë. Organizmi ynë ka nisur. Ne do vazhdojmë në këtë rrugë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb