Mbrëmjen e djeshme ka nisur një “luftë” mes Beniada Nishanit dhe Donald Veshajt. Dy banorët janë argëtuar pafund me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar të qeshurat.

Gjatë një loje të dhënë nga “Vëllai i Madh”, Einxhel e dënoi Donaldin që për disa orë të thoshte “po” për çdo gjë që i thonin banorët e tjerë.

E këta të fundit nisën me kërkesa të ndryshme. Në një moment Beniada i thotë që t’i dërgojë një gotë ujë dhe aktori i humorit i tha “po” pasi nuk mund të kundërshtonte.

Teksa i dërgoi porosinë, aktori i humorit e ka lagur me ujë modelen, ndërsa kjo e fundit është “hakmarrë” duke i thyer një vezë mbi kokë.

Beniada ka shpërthyer në të qeshura, ndërsa Donaldi i është kthyer: “E di ça do të bëj unë ty? Do të të zhvesh lakuriq ty, as nuk më intereson fare!”

“Unë do ta zhvesh lakuriq atë”, ka vazhduar aktori, teksa të tjerët nisën duke qeshur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb