TIRANE

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është padyshim një ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare, e cila me performancat e saj elektrizon gjithë publikun.

Aurela është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj. Kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit të saj në rrjetet sociale, ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur me makinën. Ajo ka postuara një foto ku tregon se ka dëmtuar pjesën e përparme të makinës.

“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë??. Po ecja ngadalëëë ngadalëëëë në parkim. Disa çuna bënin me shenjë, stop stop. Jo unë, po prisja te bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë???????. Lum shtëpia që më ka”-shkruan këngëtarja e njohur në Instagram.

Ndjekësit e Gaçes kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke i kuptuar problemin, por dhe duke u argëtuar me sinqeritetin e Aurelës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: