Bora Zemani nuk ka mundur t’i fshehë emocionet në fund të programit dhe fajtore” për këtë ka qenë një nga vajzat konkurrente.

Në kuadër të 8 Marsit, Laureta i kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur moderatores, një kornizë me lule dhe me një dedikim emocionues duke i kujtuar Zemanit sa e fortë është dhe sa nënë e mrekullueshme.

“Çfarë është kjo se po me vë në siklet”, dëgjohet të thotë Bora kur Laureta i afrohet me dhuratën në duar.

Duke buzëqeshur Bora drejtohet nga djemtë dhe u thotë se para tyre kanë 8 vajza të mrekullueshme.

“Dua të them se je femër me karakter të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne sesi të mbrojmë veten, si mund t’ia dalim edhe vete. Shpresoj se edhe unë një ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa je ti. Urime 8 Marsin e bukura Bora”, thuhej në këtë mesazh.

“Çuna shikoji pak vajzat sa të mira i keni, 8 vajza njëra më e mirë se tjetra”, thotë ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb