Aktori dy herë fitues i çmimit Oscar Denzel Washington ka ngushëlluar Will Smith pasi ai goditi prezantuesin Chris Rock në fytyrë në një moment tronditës, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Oscars të dielën mbrëma.

Gjatë fjalimit të tij, Will zbuloi atë që Uashingtoni i kishte thënë gjatë pushimit të reklamës: “Ki kujdes në momentin tënd më të mirë… atëherë djalli vjen për ty”.

Rock bëri një shaka në lidhje me modelin e flokëve të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith, që i referohej filmit “G.I. Jane’ në të cilën aktorja Demi Moore rruajti kokën.

Por Smith vuan nga alopecia dhe shakaja e bërë nga prezantuesi nuk ishte aspak normale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Smith, i cili pesëmbëdhjetë minuta më vonë fitoi çmimin si aktori më i mirë për King Richard, doli në skenë dhe e goditi Rock-un, për atë që në fillim u duk thjesht si një shaka, por gjendja e tij shpirtërore u trondit disa momente më vonë kur Smith, i ulur në ndenjësen e tij, bërtiti ‘ Mbaje emrin e gruas sime larg gojës tënde të ndyrë.’

Në fjalimin e tij, Smith kërkoi falje për veprimet e tij të egra disa minuta më parë.

‘Në këtë kohë të jetës sime, në këtë moment jam i mbingarkuar nga ajo që Zoti po më thërret të bëj.’

Pasi Smith doli në skenë dhe goditi Rock-un, komediani u lëkund dhe bërtiti ‘ëoë.

Edhe aktori Bradley Cooper ka ngushëlluar Smithin disa momente pas incidentit. Will Smith duket i tronditur dhe i mërzitur teksa po ngushëllohej nga aktori
Cooper.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb