Një vit më parë, Marash Kumbulla njihej vetëm nga ekspertet e sektorit të rinjve ndërsa sot është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Inter, Juventus, Lazio e Napoli janë vetëm disa nga ekipet italiane që prej kohësh ndjekin futbollistin shqiptar, por fama e tij shkuar deri në Gjermani e Angli. Futja e Juves në negociata për qendërmbrojtësit vetëm sa prishi balancat në tregun vendas ku Inter shihej në avantazh.

Kumbulla
Kumbulla

Në fakt, Napoli ishte ekipi i parë që doli hapur për Kumbullën por tashmë konkurrenca është shtuar ndjeshëm. Për vetë interesimin e hershëm dhe për futbollin që aplikon Inter, zikaltërit mbeten favorit por gjërat kanë ndryshuar shumë rrugës. B.Dortmund dhe Laipzig janë gjithashtu dy ekipe që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij duke e shndërruar të ardhmen e Kumbullës në një intrigë të vërtetë. Çështja më e rëndësishme edhe në rastin e mbrojtësit shqiptar është çmimi. Verona kërkon 30-35 milion euro, në të kundër mund të mbaj lojtarin edhe për një tjetër vit, mbi të gjitha nëse në skuadër do të vijoj të jetë trajneri Juric. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Kumbulla është gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij e cila pritet të vendoset përfundimisht në javët në vijim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb