TIRANE

Capital T është një nga reperët më të mirë shqiptar. Mbrëmjën e kaluar ai ishte i ftuar në “Shiko kush luan” ku nuk mundi t’i shpëtonte sfidës “Paintball”.

Duke qenë se një pjesë e madhe e emrave në tabelë ishin artistë me të cilët Trim Ademi ka bërë bashkëpunime ndër vite, nuk kishte si të mungonte pyetja se me cilin apo cilën artiste mendon se ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq.

Tek kjo pyetje, ai nuk hezitoi të përgjigjej me anë të goditjes së tij, e pranoi se bashkëpunimi i tij më i keq ka qenë me këngëtaren Eni Koçi.

Nga ana tjetër në një tjetër pyetje, e cila kishte të bënte me emrin e artistit më pak të talentuar nga tabela, Ademi sërish përzgjodhi emrin e këngëtares Koçi duke goditur për herë të dytë në fotografinë e saj.

Por nuk ngeli me kaq, në një tjetër pyetje e cila ishte: “Këngët e cilit artist nuk do të dëgjoje kurrë?” Capital T rigoditi për të tretën herë fotografinë e Eni Koçit. Nuk dihet ende nëse mes dyshes ka një hatërmbetje, por Capital T dha tri përgjigje të sinqerta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: