Piramidat egjiptiane janë të mbushura plot me mistere. Por çfarë ka në të vërtetë brenda një piramide? Imazhet e para 3D të krijuara duke përdorur grimcat kozmike tregojnë tunelet e fshehta brenda strukturave misterioze.
Piramidat e Egjiptit i kanë mbajtur sekretet e tyre për më shumë se 4500 vjet, shkruan MailOnline. Tani, egjiptianët dhe ekspertët e huaj kanë filluar të depërtojnë në brendësi të tyre me ndihmën e grimcave të hapësirës.

Ekipi i studiuesve është duke përdorur rrezet kozmike për të krijuar hartat që tregojnë strukturat e brendshme të këtyre mrekullive të antikitetit dhe thotë se ka disa surpriza.
Javën e kaluar, arkeologët publikuan rezultatet e para të punës së tyre duke përfshirë piramidën bent, 25 milje në jug të Kairos.
Radhën e ka tani një tjetër piramidë shumë e përfolur, ajo e Keopsit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: