Diego Longo, trajneri i Kukësit, u ndal edhe tek përballja e kësaj të diele, Tirana-Kukësi, një sfidë e cila pritet të thotë shumë për çështjen titull. Longo është i bindur se presioni është mbi Tiranën, nëse arrijnë ti mposhtin edhe këtë herë, atëherë ekipi i tij do të jetë në pozita shumë të favorshme. Realisht në analizën e tij, Longo zbuloi edhe çfarë ka Tirana më shumë se Kukësi:

Kur pyetini për titullin, shpesh bëni krahasim Kukësi nuk është Tirana dhe Partizani, çfarë ka Tirana më shumë se Kukësi mister, përveç historisë?

“Tani,  mendoj se mënyra  e lojës është ndryshe. Stili i lojës se tyre është ndryshe, s’po them qe i joni është me i mire, por jemi te  ndryshëm ne këtë moment. Atyre u pëlqen te presin pak dhe pse  kane sulmues  me cilësi fantastike si Seferi, Xhixha por edhe lojtare te tjerë, ndërsa ne na pëlqen te kemi kontrollin e lojës  duke qene me  entuziaste, ne këtë këndvështrim them se jemi ndryshe.

Ata mund te quhen Juventus ndërsa ne një skuadër qe vijmë  me poshtë te paktën  duke marre parasysh sezonin e shkuar . Gjithsesi, sinqerisht nuk i frikësohemi Tiranës, fituam ndeshjen e pare dhe mbizotëruam lojën dhe nuk është problem ta bëjmë sërish”.

A e vendos kjo sfidë e radhës me Tiranën objektivin titull, 6 pikë është diferenca për momentin?

“Mendoj se kjo ndeshje e vendos nëse ata humbasin. Nëse humbasin ata do te bëjnë një ndalese te madhe  dhe ne do te ishim vërtet ne pozita te mira. Vërtet janë 6 pike por nëse ne fitojmë kundër tyre dhe do jete fitorja e dyte, ata e dine qe ne vijmë me lojtare te rinj, vijmë me shume fuqi dhe entuziazëm dhe do jene vërtet në presion. Për ne nuk është kështu sepse ne kemi 31 pike, vjet u fitua me 66 pike titulli ndërsa me lojtaret e rinj mund te arrijmë pa frike 66-67 pike”.

Mister, nuk e di nëse e dini apo jo, por tek Kukësi shpesh nuk mjafton as titulli për tu konfirmuar, personalisht do t’iu pëlqente të vijojë bashkëpunimin me Kukësi, të lutem ma kurse atë pjesë që është herët, rezultatet e vendosin, thjeshtë dua një ndjesi tuajën, do iu pëlqente të vijonit ketë punë të nisur?

“Ne këtë moment është jeta ime, thjesht mendoj te bej me te mirën time, te pamundurën  për te realizuar ëndrrën  titull dhe për  tua dhënë këtë kënaqësi njerëzve në Kukës dhe tifozëve qe jetojnë për këtë. Për ti bere te lumtur, për këtë mendoj tani”.

Çfarë synimi keni nga kjo aventurë në Shqipëri mister, ku dëshiron të arrij Diego Longo, kush është objektivi dhe ëndrra juaj në të ardhmen, ku dëshironi të arrini?

“Titulli sigurisht, ose me sakte një trofe me patjetër. Sepse ne çdo vend ku kam qene kam marre te paktën një trofe, Champions Lige tek Saudi, Champinship tek Paoku , dy here ne dy vite, tek Dinamo Kiev  superkupen dhe superligen, ne Rumani po ashtu, kështu qe dua te largohem nga këtu me një trofe. Mbi te gjitha kur punon dhe sakrifikon kaq shume me skuadrën është bukur  te shpërblehesh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb