Pas Frenk de Bur, një tjetër “ish” (edhe pse te Valencia, së paku deri në qershor, kur duhet të merret një vendim nëse klubi spanjoll do vendosë t’i paguajë Interit 25 milionë eurot e përcaktuara, është në huazim) flet për Interin me tone aspak të buta.

Xhofre Kondogbi, mesfushor francez i transferuar në Milano nga Monako në vitin 2016, për “Cadena Ser” ka shpjeguar: “Problemi i vërtetë i Interit ishte ekuilibri. Kishte kaos (përdor termin francez “bodrel”): në dy vite qëndrim kam njohur rreth 4-5 trajnerë, skuadra ndryshon vazhdimisht çdo vit. Për këtë arsye, një lojtar, në veçanti një i ri, e ka gjithmonë shumë të vështirë të integrohet me grupin e të ofrojë paraqitje të mira. Një klub ka nevojë për stabilitet, të ecë përpara edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë në start. Klauzola ime është fiksuar në 25 milionë (euro)? Nëse do i kisha ato para, do i paguara nga xhepi im.”

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/cfare-kaosi-tek-interi-klauzolen-e-paguaj-vete-per-te-qendruar-tek-valencia/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: