Debatet kanë vijuar në studion e emisionit “Open” ne News24, teksa po diskutohet për pagat e shqiptarëve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët me rritjen e çmimeve.

Protagonistët e debatit janë bërë eksperti i ekonomisë Fatos Çeçoli dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti.

Ky i fundit tha se kur diskutohet për një çështje të tillë, nuk mund të flitet për lukset e kryeministrit apo qeverisë, por me produktet e shportës që janë shpesh të papërballueshme për qytetarët e thjeshtë.

Pjesë nga debati:

Çoçoli: Inflacioni te ne është dyshifror.
Lazimi: Çfarë prodhojmë ne në Shqipëri? Nëse ne importojmë është normale. Një vend neto importues. Kjo do të thotë që do paguash dhe transportin, taksat dhe gjithë procesin. Qumështi, djathi dhe veza janë më të shtrenjta. S’kemi gjedhë. Numri i krerëve janë në ulur.
Teliti: Hiqe gozhdën Fatos, skam gozhda.
Çoçoli: Gozhdat i ke ti politike, jo unë.
Teliti: Që ka import ka.
Çoçoli: Dil te tema.
Teliti: Mbaj gozhdën.
Ne jemi në një deficit tregtar. Nxjerrim 1 dhe marrim 3 nga jashtë. Qeveria thotë hajde investo në ndërtim, siç doli ai investitori strategjik në Amerikë.
Çoçoli: Ti the…
Teliti: Është fasadë o Çeçol. Çeçol ça ke ngrënë sot? Vazhdo gozhdën ti. Është duke bërë zhurmuesin
Çoçoli: Ti nuk sheh. Çfarë ke me ndërtesat shumëkatëshe që i shtojnë intensitet vlerës? Mos kalo në përcaktime politike.
Teliti: Kulla pa leje ka.
Çoçoli: Vazhdo me kullat.
Teliti: Sot je bërë zhurmues, por më lër të flas. Po pastrohen paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit. Doni me emra, mbiemra ju? E ka thënë FMN që po pastrohen para.
INSTAT , sipas tij harxhojnë 65 mijë lekë në muaj. 10% tjetri shpenzon më shumë. Të gjitha paratë, 75% e rrogës shkon për ushqime, veshmbathje, drita dhe ujë. Çfarë ndodh? Kur flasim për çmimet, nuk flasim për filetot e peshkut, peshkaqenit që ha kryeministri, apo ato që hanë te Nusreti.
Çoçoli: Unë nuk kam ardhur për të dëgjuar monolog. Fol me shifra.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb