VLORË

Ndonëse jemi më 13 mars, qytetarët e Vlorës kanë përfituar të marrin ca rreze buzë detit dhe madje të provojnë dhe ujin. Ndonëse është ndaluar lëvizja me makina apo mbipopullimi me njerëz, qytetarët kanë dalë për plazh.

Në intervistë për operatorin e “BalkanWeb” në Vlorë, Marjus Seiti ata thonë se janë dakord me masat kundër koronavirusit por se deti dhe rrezet bëjnë mirë.

“Çfarë na ka falur natyra nuk dimë ta shfrytëzojmë. Është fatkeqësi. Nuk mund të them se nuk ishte uji i ftohtë por varet si është trupi, si e ke stërvitur.

Jam i përhershëm gjithë vitin. Ditët me diell i kam të miat, për të marrë vitaminën D. Ka shumë si unë. Ka lëvizje, gjallëri. Nuk e di si e ka Vlora gjendjen e këtij koronavirusit por di që qyteti i Vlorës nuk ka shumë probleme. Më mirë pa makina, duhet të kishte më pak”, deklaroi një qytetar.

Ndërsa një qytetar tjetër thotë se kryeministri për atë që ka bërë, ka bërë gjënë më të mirë, për të shpëtuar familjen shqiptare në tërësi.

“Gjëja më e mirë, për mua kjo është zgjidhja më e mirë. Se dhe në shtëpi brenda nuk mund të rrihet.  Njerëzit duhet të sensibilizohen me urdhrat që jep shteti. Kemi të bëjmë me një popullsi të tërë. Kush nuk do, do marrë atë që meriton. Kjo është epidemi nuk pyet. Para perëndisë njerëzit janë njëlloj. Kryeministri për atë që ka bërë, ka bërë gjënë më të mirë, për të shpëtuar familjen shqiptare në tërësi. Unë dola buzë detit, koha është e mirë, 22 gradë. Vlora pa makina është gjëja më e mirë. Për mua do ishte mirë makinat me ujë. Më shumë se një herë në muaj, 2 herë në javë pa makina. Me biçikleta. Nga makinat kam dalë me humbje, mund të kem lënë 10-15 makina, do kisha 2 pallate. Asnjëherë nga makinat nuk ke të mirë. Ishalla na shpëton Zoti nga kjo epidemi e madhe që ka mbërthyer botën! Ishalla me më pak viktima, mirë hallet që i ka shqiptari, mbase nuk na ngarkon Zoti me të gjitha”, shprehet qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb