Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kryemadhi shprehet se shqiptarët nuk duhet të kenë frikë, duke shtuar se uron që këtë vit të gjithë ne “t’i japim më shumë ngrohtësi shpellës së ftohtë që koha ka krijuar tek ne”.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Çfarë Krishtlindjesh ☺️! Besojmë apo nuk besojmë, bukuria e këtij Misteri e përfshin në plotësi krejt ekzistencën tonë, sepse Biri i Hyjit futet në historinë e botës nëpërmjet një shpelle të ftohtë, të varfër dhe aspak komode.

Çfarë Krishtlindjesh ☺️: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka e festime familjare; pa festime entuziaste; me orë të gjata nëpër pavionet e spitaleve; me lot pa fund për mungesën e shumë të dashurve që nuk jetojnë më; e gjithë kjo fryt i PANDEMONISË që nuk do të na lejojë për ta shijuar ftesën e Engjëjve –

MOS KINI FRIKË.

Uroj që përtej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje të jetë e Shenjtë duke ju mbushur të gjitha hapësirat e zemrës tuaj me praninë e Atij që ka ardhur për t’i dhënë ngrohtësi shpellës së ftohtë që koha ka krijuar tek ne.

Për shumë mot Krishtlindje me zemër të mirë. ?❤️

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb