TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar replikat me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shprehet se Rama nuk ka lidhje me të vërtetën.

Basha thekson se ishte Rama ai që premtoi mijëra vende pune, por se sot në vend papunësia është rritur në masë, si dhe ka rritur taksat për qytetarët. Numri një i PD-së shprehet se Rama është një gënjeshtar dhe ka ardhur koha që të largohet përfundimisht nga pushteti.

Më herët, Rama ka akuzuar se Beogradi nuk e donte raportin e Dick Martyt, që flet për akuza drejt liderëve të UÇK-së, ndërsa Tirana ka hedhur votën pro për të, në kohën e qeverisjes së PD-së. Ndërsa, Basha iu përgjigj, duke thënë se Edi Rama ka zgjedhur të bëhet zëdhënës i Beogradit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb