Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar angazhimin e konsulentit të fushatës, LaCivita, në fushatën e PD-së, duke theksuar se ai vjen nga një fushatë e fituar në SHBA dhe beson se ka potencial të madh për opozitën për të fituar zgjedhjet në Shqipëri.

Në një intervistë në emisionin “Log.” në News 24, Tabaku u shpreh se një kompani si LaCivita nuk do të merrte pjesë në një fushatë ku nuk ka mundësi fitoreje.

Ajo theksoi se LaCivita është i bindur që opozita ka potencial të madh dhe se ka shpresa për ndryshime pozitive në zgjedhje. et. Sipas saj, mbështetja për PD është e pranishme edhe jashtë vendit.

Jorida Tabaku: LaCivita vjen nga një fushatë e fituar në SHBA. Besoj se një kompani e tillë nuk i vendos fytyrën e vet një fushate që nuk fitohet. La Civita e sheh që potenciali i opozitës për të fituar në Shqipëri është i madh. Është thyer edhe tabuja e ndërkombëtarëve, një propagandë që është rrëzuar tashmë, Berisha ka thënë se do të loboj edhe për non gratën, sepse prioritet janë zgjedhjet. Mbështetja për PD edhe jashtë vendit ekziston.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: