Pajtim Krasniqi i njohur me emrin e artit si Dj Pm dhe blogerja Sarah Berisha janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Por duke u rkthyer pas në kohën e “Big Brother VIP” ku nisi lidhja e tyre, gjërat nuk ishin dhe shumë të ëmbla.
Në fillim ata dukeshin të pavendosur dhe me luhatje të shumta. Ndonëse u bënë çifti i parë i reality-showt kjo ndodhi në një moment kur askush nuk e priste pasi ata deklaruan se nuk e shohin njëri-tjetrin më shumë se shokë. Në një mbrëmje teksa shkojnë për të fjetur, Sarah e puth në buzë Pm, pas shumë përpjekjesh që ai kishte bërë për të qenë afër saj ditë më parë. “Kuku çfarë më bëre!”– ishte reagimi i tij, i cili nuk e priste këtë hap të Sarahës.

Kjo u komentua shumë në rrjet ku nuk munguan se teoritë konsiprative se Pm nuk donte që puthja të kishte ndodhur. Sot për herë të parë, Dj i njohur tha se reagimi i tij lidhej me deklaratat që ata kishin bërë se nuk do jenë më shumë se shokë.

  • foto galeri

“Momenti më i bukur ishte puthja me Sarah sepse nuk e kam pritur hiç. Se më tha se nuk më sheh më shumë se shok dhe unë i shkoja pas fillit. Unë po i uroja natën e mirë dhe veç kur më ndodhi. Ishte reagim i papritur dhe më vjen në mendje shumë shpejt. “Ku ku çfarë më bërë” ndaj e thashë sepse nuk mund të më kthej fjalën.”– tha ai në “Wake Up”.

Kjo gjë u konfirmua edhe Dgaz i cili u shpreh se sapo e ka parë videon e kupton se çfarë problem kishte Pm. “Njerëzit e kanë keqkuptuar. Por unë e kam kuptuar se për çfarë ishte. E ka shumë bezdi kur i kthehet fjala.”– tregoi Dagz.

Më tej gjatë intervistës, i pyetur se ku jeton PM tha se mundohet të kalojë sa më shumë kohë me Sarahën në Tiranë. “Në Durrës nuk kam qenë shpesh, vetëm për koncerte. Kur kam koncerte në Tiranë ose vijë më para ose rri më pas. Sarah vjen në Prishtinë. Se tani nuk është më larg.”

Pak ditë më parë ata realizuan edhe udhëtimin e parë bashkë jashtë Shqipërisë. Çifti i njohur kaluan disa ditë në Itali.

(PanoramaPlus)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: