Për deputetin e Partisë Demokratike Saimir Korreshi e qeshura nga kolegët e opozitës dhe kryetarit Lulzim Basha gjatë fjalës së Kuvend ishte e qeshur nga batutat e tij dhe jo nga fjalimi i mbajtur. I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24, Korreshi tha se pas fjalimit ai ka folur edhe me Lulzim Bashën dhe kolegët e tjerë të cilët i kanë thënë se  ajo e qeshur ishte “e dalë nga shpirti” një gjë që e kanë perceptuar edhe publiku.

“As nuk e kam dash me dit se çfarë kanë qeshur ata. Unë fjalimet e mia nuk i ridëgjoj.Në fillim mu duk se filloi të trajtohej si çështja e “Kërpëratës”, por pas ndryshoi kur filloi të përthithej mesazhi.  Ata qeshën me batutat dhe jo me fjalimin. Unë kam folur disa herë edhe më kryetarin. Të gjithë kolegët folën dhe më thanë që ka qenë e qeshur nga shpirti. Edhe në komisione sa herë i shikoj më thotë të lutëm se mos na bën ndonjë batutë se jemi para kamerës. Edhe njerëzit e kanë perceptuar këtë gjë.  Ata ka pritur mesazhin e lushnjarëve dhe nuk e kishin gjetur tek asnjë deputet”- tha ai.

Më tej ai ka folur për problematikën qe ngriti edhe gjatë fjalimit të tij për spitalin e Lushnjës. Ai tha se realisht minjtë janë në spital dhe se për këtë i ka bërë ftesë edhe ministres Manastriliu që ta vizitojë. Ai ka vazhduar sërish me batuta duke thënë se 3 ambulancat që kanë ngelur janë “hapa dollapa mjerë ai që shtrohet mbrapa”.

“Kafshët, minjtë janë realisht në spitalin e Lushnjës. I kam bërë ftesë ministres të vijë të vizitojë spitalin e Lushnjës. Të shtruarit në Lushnje shtrohen ditën dhe në darkë ikin në shtëpi. Doktorët ankohen se gjatë operacioneve nuk ka kushte, kondicionerë. Sot po të verifikosh ambulancat e Lushnjës njëra ka djegur motorin dhe akoma nuk është rregulluar 2 të tjera janë për skrap dhe 3 që kanë ngelur janë hapa dollapa mjerë ai që shtrohet mbrapa. Spitali i Lushnjës është katastrofë. Sot tek pediatria nuk ka drita. Kjo nuk është normale”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: