TIRANE

Këngëtari Seldi Qalliu vetëm pak ditë më parë na prezantoi me partneren e tij, modelen Sindi Çela. Gjatë kësaj kohe, çifti nuk i ka kursyer daljet televizive.

Së fundmi, të ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” dyshja tregoi se gjithçka mes tyre ka ardhur në mënyrë spontane dhe se muajt e karantinës i kaluan bashkë.

E pyetur se çfarë mendon Sindy për Mimoza Shkodrën, përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe i ka surprizuar të gjithë. “Mendoj se është një këngëtare shumë e mirë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, është shprehur modelja.

Kujtojmë që Seldi i dha fund marrdhënies me këngëtaren Mimoza Shkodra 2 vite më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: