Çfarë mund të bësh me 400 milionë euro? Kjo është pyetja që shtron e përditshmja sportive “Ole”, e cila i referohet super ofertës që Leo Messi ka marrë këto ditë. Pas zërave të shumtë që qarkullojnë që nga dita kur CR7 u transferua në Arabinë Saudite, sipas mediave argjentinase, Al-Hilal i ka paraqitur Messi-t një ofertë zyrtare prej 400 milionë euro në vit, ndërsa kanë gati një kontratë 2 vjeçare.

Messi
Messi

Pavarësisht ofertës marramendëse, Messi nuk është i bindur plotësisht pasi dëshira e tij është të qëndrojë në Evropë për të paktën edhe një tjetër vit. Messi kërkon të luaj me Argjentinën edhe një herë në Kupën e Amerikës, kërkon të jetë në formë për të udhëhequr përfaqësuesen e tij, këtë herë si Kampion Bote. Në të njëjtën kohë mbetet e hapur edhe pista për një rikthim të mundshëm te Barcelona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb