Në studion e emisionit “Real Story” në News 24 u fol këtë mbrëmje për shifrat e vdekjeve në vite krahasuar me 2020. E gjithë kjo u bë për të kuptuar nëse gjatë këtij viti janë rritur vdekjet, për të kuptuar nëse janë këto vdekje nga COVID 19.

Profesori dhe studiuesi Artan Fuga, deklaroi se shifrat që deklarohen nga Gjendja Civile dhe INSTAT janë të ndryshme. Sipas tij, shifrat kërcasin dhe ne jemi para një situate pasigurie statistikore.

“Unë s’kam ngritur akuza se janë fshehur apo jo vdekjet. Unë jam studiues, nuk shkoj me hamendje dhe pa statistika. Por dua të them se midis të dhënave të INSTAT dhe Zyrës së Gjendjes Civile diferenca është 508 të vdekur më shumë a më pak, pra 508 frymë, janë shpirtra njeriu, si nuk gjen një shifër që të korenspondojë?

Nëse Gjendja Civile regjistron si statistike aktin e cregjistrimit jo të vdekjes për mua është kriter i gabuar dhe sjell pasoja negative në shoqëri. Unë e di që në mars Zyrat e Gjendjes Civile kanë qënë të mbyllura në mars, kjo më lë të kuptoj që edhe të dhënat kanë ardhur me vonesë? Nëse është kjo, dhe regjistrimet janë bërë me vonesë. Ne jemi para një situate pasigurie statistikore. Nuk po e marr marsin fare në analizë por në janar dhe shkurt në Shkodër ka diferencëme 100 vdekje më pak në 2020 se sa një vit më parë. Pyetja ime është kjo: Cfarë ka ndodhur në Shkodër vitin e kaluar që kanë vdekur më parë 100 veta më shumë? Kur unë them që duhen studime, se statistikat nuk janë vetëm shifra po duhen edhe shpjegime. Nga 2016 në 2017 kurba nuk është e normalizuar ka shumë kapërcime”,- tha Fuga.

Gazetari Sokol Balla lexoi në studio mesazhin e një mjeku që e jusdtifikonte numrin më të ulët të vdekjeve në 2020 krahasuar me 2019 me vaksinimin e shtuar të popullsisë në vjeshtën e 2019.
“Në vjeshtën e 2019 janë kryer 110 mijë vaksina te popullata mbi 65 vjec, sasia pengon komplikacionet nga gripi stinor, kjo mund të ketë ndikuar në uljen e vdekshmërisë në 2020”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: