Fakti që ushqimi ka ndikim në jetën seksuale të një çifti është i njohur, pasi shumë ushqime mund të shtojnë dëshirën seksuale. Një studim i fundit amerikan i zhvilluar nga University of California (SHBA), ka zbuluar një lidhje mes urisë së femrave dhe dëshirës së tyre seksuale. Ekipi i studiuesve zhvilloi një eksperiment mbi 20 femra, në dy momente të ndryshme. Grupi i femrave u vunë përballë imazheve ku shfaqeshin çifte në sjellje romantike, duke u puthur dhe prekur, në një moment të parë gjatë kohës që femrat kishin tetë orë pa ngrënë, ndërsa në momentin e dytë sapo kishin konsumuar një akullore me 500 kalori. Nga krahasimi rezultati ishte shumë i qartë, ndërsa në rastin e parë femrat kishin reagime jo me shumë kuptim, pasi kishin konsumuar reagonin më shumë ndaj impulseve seksuale. Sipas ekipit të studiuesve një gjë e tillë tregon se kur një femër është e uritur, oreksi e shpërqendron nga dëshira seksuale, pasi sistemi nervor i jep më shumë rëndësi urisë. Në këtë mënyrë thuhet se kur një femër ka uri dhe organizmi i saj ka nevojë për kalori, nuk arrin të përqendrohet në dëshirat e saj dhe performanca seksuale nuk do jetë e mirë. Kështu që nëse keni dëshirë të kaloni një natë të nxehtë me partnerin, në fillim hani dhe pastaj mendoni për të tjerat.

Redukto rrudhat duke bërë seks
Redukto rrudhat duke bërë seks. Një marrëdhënie seksuale e rregullt ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrudhave. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga “National Health Services” në Britani, i cili i ka provuar hipotezat e hedhura vazhdimisht se seksi i rregullt ndihmon shumë në reduktimin e rrudhave. Sipas studimit, seksi i rregullt ndihmon në zvogëlimin e niveleve të stresit, i cili është shkaktari kryesor i krijimit të rrudhave. Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e plakjes (në këtë mënyrë edhe të rrudhave), sepse kthjellojnë mendjen, vënë çdo pjesë të trupit në lëvizje, duke ndaluar plakjen e parakohshme. Po ashtu, rrudhat krijohen edhe për shkak të mungesës së ushtrimit fizik. Duke i vënë të gjithë muskujt në lëvizje, seksi ndihmon në të njëjtën kohë edhe qarkullimin e gjakut në vena, duke ushqyer kështu më mirë lëkurën. Gjatë seksit të nxehtë është konstatuar se shpenzohen 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se seksi është një ushtrim mjaft i mirë për trupin. Një orë seks është e barabartë me djegien e një numri të madh të kalorive gjatë punës së përditshme. Sipas studimit, njerëzit që kanë një stil jete pasiv, që nuk ushtrohen rregullisht në palestër, janë më të rriskuar nga krijimi i rrudhave në moshë të re, ndaj duke bërë seks të rregullt do t’i sigurojnë vetes dhe partnerit një jetë më të shëndetshme. Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjtë kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e shtrënguar, shkruan revista “Class”. Papastërtia dhe puçrrat zhduken. Dhe, mbi të gjitha, shpjegojnë seksologët, seksi të bën shumë tërheqës dhe joshës, shkruan revista “Class”. Kur dashuron, kuptohet që bën seks edhe më shumë e më shpesh, duke iu dhënë femrave një pamje të bukur dhe të shkëlqyeshme, ndërsa meshkujve një pamje më agresive. Kështu, nëse të janë krijuar rrudhat, arsyen mund ta kesh në krevat.
(ma.ar/summer pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: