Ekspertët kanë treguar shumë herë se pirja e duhanit ka një ndikim negativ në trupin tonë. Për shumë njerëz, ndërprerja e pirjes së duhanit është një sfidë shumë serioze psikologjike, ose ata thjesht s’mund të gjejnë motivim për të bërë ndryshime në stilin e jetës së tyre.

Ekspertët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar të dhëna që tregojnë ndryshimet që ndodhin kur një person heq dorë nga zakone jo të shëndetshme.

Çuditërisht, vetëm 20 minuta pasi të keni përfunduar cigaren tuaj të fundit, në trupin tuaj do fillojnë një seri ndryshimesh pozitive, që do të zgjasin për vite.

Pas 20 minutash
Funksionimi i zemrës suaj kthehet në normalitet. Kapilarët e zemrës suaj dhe rrjeti i enëve të gjakut restaurohen. Qarkullimi i gjakut përmirësohet, dhe rritet ndjeshmëria e këmbëve dhe gishtave tuaj.

Pas 12 orësh
Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, ndërsa rritet niveli i oksigjenit. Përbërja e gjakut kthehet në normale, shkruan “koha”.

Pas 2 javësh deri në 3 muaj
Reduktohet rreziku për sulm në zemër. Simptomat e varësisë ndaj duhanit zhduken. Qarkullimi i enëve të gjakut përmirësohet. Restaurohen indet e mushkërive dhe funksioni i mushkërive përmirësohet ndjeshëm.

Pas 1 deri në 9 muaj
Kollitja e shkaktuar nga duhani zvogëlohet, edhe pse jo menjëherë sepse mushkëritë kërkojnë kohë për të hequr substancat e dëmshme që janë akumuluar brenda tyre.

Pas 1 viti
Nevoja për duhan zhduket. Lëkura merr një ngjyrë të shëndetshme. Rreziku i sëmundjes së zemrës bie në 50%.

Pas 5 vitesh
Qarkullimi i gjakut është restauruar plotësisht. Rreziku i sulmit në zemër është reduktuar në një nivel të barabartë me ata që nuk pinë duhan. Sistemi nervor dhe imunitar funksionon disa herë më mirë.

Pas 10 vitesh
Rreziku për kancer të mushkërive tani është dy herë më i vogël se sa i një duhanpirësi. Zvogëlohet rreziku i zhvillimit të kancerit intraoral, kancerit të fytit, veshkave dhe kanceri të pankreasit.

Pas 15 vitesh
Rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe shanset për zhvillim të kancerit tani janë të barabarta me një jo duhanpirës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: