Një tjetër sulm i tmerrshëm me thikë u regjistrua në metronë e Londrës, ku viktimë mbeti një 32-veçar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur konkretisht në stacionin Waterloo dje në mëngjes. Autori i atentatit të përgjakshëm, pasi ka përfunduar aktin e tij kriminal, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë viktimën e tij të gjakosur jashtë një pallati pranë metrosë.

Oficerët e policisë e gjetën të riun të plagosur rëndë të shtrirë përtokë. Ndonëse iu dha ndihma mjekësore, i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, shkruan Daily Mail. Deri më tani nuk ka të arrestuar për ngjarjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

32-vjeçari iu shtua listës së gjatë të vrasjeve në Londër, pasi ai ishte viktima e 86-të në vetëm 10 muajt e parë të 2022, sipas faqes së internetit Murder Map.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: