Edhe nëse sot nuk arrihet konsensusi në Këshillin Politik kjo nuk do të thotë se Reforma Zgjedhore dështon.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se afati i vërtetë i përmbylljes së Kodit të Ri Zgjedhor është 30 qershori, i përmendur më parë edhe nga Taulant Balla si data e miratimit të ndryshimeve në Kuvend. Kurse nga 1 korriku vijohet me implementimin e tyre.

Por mbledhja e sotme është shtyrë me dy orë, saktësisht për në orën 19:00 pasi palët po vijojnë negociatat.

Sot është datat kur do të vendoset nëse mazhoranca dhe opozita parlamentare do të arrijnë apo jo konsensus të përbashkët për Reformën Zgjedhore ndërkohë mazhoranca nuk ka përjashtuar edhe rastin se mund ta votojë dhe miratojë atë vetë nëse opozita nuk bie dakord për konsensus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb