Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se në asnjë moment procesi i numërimit të zgjedhjeve nuk do të ndalojë.

Balla theksoi se edhe në momentin kur një prej numëruesve të një partie të caktuar, vendos të ndërpresë numërimin, ai zëvendësohet nga një numërues tjetër, vullnetar.

“Pozicioni i PS në kuadër të Reformës Zgjedhore ka qenë i qartë, të përfshihet në numërim administrata, por Partia Demokratike e kishte kusht ruajtjen e monopolit të numëruesve. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit me kontroll politik. Asnjë prej partive politike nuk i marrin peng numërimit. Nëse një parti tërhiqet, zëvendësohet nga vullnetarë, që janë paraqitur dhe janë trajnuar. Besoj që partitë politike, nga PS nuk ka asnjë dëshirë apo plan të ketë vonesa. Ne na duhet që teksa është gdhirë 26 prilli të kemi një rezultat zgjedhor sepse e rëndësishme për ne është të vijojmë sfidat që kemi përpara. Çka po ndodh këto ditë në PD me lumin e akuzave, tjetërsim të dhënave personale. Ishte një kallëzim në SPAK ndaj meje nga ana e përfaqësuesit e Bashës në Elbasan, njerëzit më thanë që ishte një person 70-vjeç duke u shëruar nga COVID-i dhe ky është pjesë e vjedhjes së votës nga përfaqësuesi i Bashës në Elbasan. Unë nuk e di çfarë akuze mund të bësh për blerje votash ndaj një partie si PS, ndërsa ju e keni në koalicion që pararendësi i Gazment Bardhit blinte bota brenda PD. Asnjë parti politike, nuk ka asnjë shans të bllokojë procesin e numërimit. Duam numërim i votave të jetë transparent. Kemi detyrim edhe ndaj partive të voglave, sepse duke qenë se nuk kanë numërues të kenë të paktën pamje nga fleta e votimit”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: