Gareth Bale ka në plan të rikthehet sërish tek Real Madrid. Uellsiani icili është në huazim tek Totenham dhe madje është rikthyer në formë duket se ka rikthyer besimin dhe do një  tjetër aventurë tek Real Madrid.

Edhe pse vitet e fundit në Spanjë për të kanë qenë të vështira, 31-vjeçari duket se nuk dorëzohet.

“Duke shkuar në Europian doja të isha i përshtatshëm. Plani origjinal ishte që të bëja një sezon te Spurs dhe pas Europianit më mbetet një vit në Real Madrid.Plani im është të kthehem, kjo është aq sa kam planifikuar.”- tha Bale.

Duket se ai e ka shfrytëzuar aventurën tek Totenham për të luajtur dhe për të fituar minuta që Uellsi ta grumbullojë kapitenin e saj dhe të jetë i gatshëm për në qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb