KAVAJE- Prokuroria e Kavajës përveç skemës së tjetërsimit të pronave përgjatë vijës bregdetare të Spillesë, po heton gjithashtu edhe ndërtimet e 27 lokaleve në këtë zonë. Lidhur me këtë dosje hetimore u ndaluan nga policia 8 persona, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Zyrtarët në fjalë janë pjesë e Bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës.

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë, rezulton se vetëm 4 persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë të tjerët janë qytetarë të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini si dhe 4 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dyshohet se janë në krye të skemës së mashtrimit për tjetërsimin e pronës në Spille. Nuredinit i është dhënë nga gjykata masa ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i është bllokuar pasaporta, duke i ndaluar kështu daljet jashtë vendit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: