Një përplasje automjetesh dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në qytetin e Patosit pak minuta më parë, por nga ana e policisë një fakt i tillë nuk konfirmohet, pasi në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gëzhojat dhe as makinat e përplasura. Megjithëse ka shkuar në vendin e ngjarjes një grup efektivësh nuk kanë mundur të mbledhin prova për një vepër penale.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja është regjistruar në afërsi të fushës së sportit në qytetin e naftëtarëve ndërsa një i moshuar ka treguar dhe atë që ka dëgjuar.

Qytetarë të shumtë kanë dëgjuar të shtëna armësh, por vendi i ngjarjes nuk e pohon këtë fakt, pasi ende nuk ka asnjë provë që e fakton, përveç disa copash fenerësh të thyer. Mësohet se qytetarët kanë telefonuar edhe në polici ku kanë pohuar faktin se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Por deri tani gjithçka mbetet mister. Çfarë ndodhi në Patos?!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb