Dyshohet se kanë qenë dy mjete nga të cilat është qëlluar me armë zjarri në Velipojë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një lokali të njohur por se ka ndërhyrë menjëherë policia kufitare e cila ka qenë pranë.

Gjatë ndjekjes në pyll policia ka kapur një nga palët e përfshira në ngjarje dhe mjetin e përdorur prej tyre.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë e për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar disa gëzhoja. Deri tani nuk është verifikuar ndonjë i plagosur apo ndonjë person të ketë shkuar në spital.

Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: