Gazetari Andi Bushati e cilëson neveri komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit të Repulbikës Ilir Meta, i cili u mblodh sot për herë të parë. Bushati shkruan se ky komision përbëhet nga deputetë që janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia.

Shumica e deputetëve të këtij komisioni nuk kanë fituar në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk do të jenë më në parlament.

“Çfarë neverie ky komisioni anti Meta, i përbërë nga limonë të shtrydhur që duan të dëshmojnë se janë të gatshëm deri në fund të përdhunohen nga partia”,– shkruan Bushati në një postim në Facebook.

Anëtarët e komisionit hetimor
Alket Hyseni Kryetar
Myslym Murrizi Nënkryetar
Klotilda Bushka Sekretar
Vasilika Hysi Anëtar
Elena Xhina Anëtar
Spartak Braho Anëtar
Halil Jakimi Anëtar
Nikolin Staka Anëtar
Arlind Carcani Anëtar
Ermonela Felaj Zëvendësues
Xhemal Qefalia Zëvendësues
Eugen Bojaxhi Zëvendësues

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb