Tashmë, Gjermania po përgatitet të hyjë në fazën e dytë të planit prej tri fazash në lidhje me situatën emergjente të krijuar si pasojë e bllokazhit të furnizimit me gaz nga Rusia.

Pritet që të nisi ndalimi i një klauzole, e cila më parë lejonte ndërmarrjet të kalojnë kostot e larta të energjisë te klientët.

Masa do të ishte përshkallëzimi i fundit në një përplasje midis Evropës dhe Moskës që ka ekspozuar varësinë e bllokut nga furnizimet me gaz nga Rusia dhe vështirësinë për të gjetur burime alternativë për disa vite.

Faza 2 është cilësuar si  “faza e alarmit”, e planifikuar për zbatim kur qeveria të shohë një rrezik të lartë të mungesës afatgjatë të furnizimit me gaz, gjë që teorikisht u mundëson shoqërive të kalojnë çmime të larta tek industria dhe familjet, e në këtë mënyrë të ndihmojë në uljen e kërkesës.

Një burim për Reuters, ka thënë se kambana e alarmit do të bjerë së shpejti, ndërsa burime të tjera kanë bërë me dije se klauzola që lejon shoqëritë të kalojnë kostot nuk do të jetë.

Ministria e Ekonomisë nuk pranoi të bënte një deklaratë përpara konferencës për shtyp të planifikuar në orën 08:00.

Duke u përballur me zvogëlimin e flukseve të gazit nga furnizuesi kryesor Rusia, ekonomia kryesore e Evropës ka qenë që nga fundi i marsit në fazën e parë të planit të saj emergjent, i cili përfshin monitorim më të rreptë të flukseve ditore dhe fokus në mbushjen e objekteve të depozitimit të gazit.

Një lëvizje në Fazën e dytë ka qenë objekt spekulimesh pasi furnizuesi rus Gazprom (GAZP.MM) uli flukset përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në vetëm 40% të kapacitetit javën e kaluar, duke fajësuar pajisjet që nuk mund të dërgohen për shkak të sanksioneve.

Në fazën e dytë, tregu është ende në gjendje të thithë vëllimin e munguar pa nevojën e ndërhyrjes së shtetit që do të fillonte në fazën përfundimtare të emergjencës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: