ZVICËR- Anxhela Martini, modelja shqiptare befason sërish. Nuk bëhet fjalë për jetën e saj private, por për karrierën. Ajo është fotografuar në mbrëmjen gala të Samsung Galaxy S6, duke hedhur dyshime për ndonjë kontratë pune me kompaninë gjigande koreane.
Në fakt, ka qenë vetë Anxhela e cila ka lajmëruar një ditë më parë lajmin se do të ishte në Zvicër vetëm për një natë, por nëse shumica kanë menduar se ajo ndodhej aty vetëm për të takuar familjen e saj, duket që janë gabuar.
Deri më tani Anxhela nuk ka dhënë ndonjë detaj për ftesën zytare që i ishte bërë asaj nga Samsung.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: