Çfarë po kurdisin së bashku Zinedin Zidan, Mauricio Poketino dhe David Beckham? Tre yjet janë takuar së bashku në një restorant të Londrës dhe lajmi ka bërë jo pak bujë, duke shkaktuar një zhurmë të vërtetë në futbollin europian.

Lajmi është bërë publik nga tabloidi britanik “The Sun”, që edhe ka siguruar fotot e treshes së famshme në lokalin londinez. Zidan, Bekam e Poketino kanë dalë nga dera e pasme e restorantit njëri pas tjetrit, çka i shton edhe më shumë misterin kësaj darke.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas “The Sun”, Beckham e Zidan kanë shkuar të takojnë Poketinon me misionin për ta bindur që të marrë drejtimin e Real Madridit, ndërsa si Zidan ashtu edhe Bekam kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Florentino Perezin dhe mund të jenë përdorur nga presidenti i Realit si ambasadorë në këtë takim.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb