Pasi Trump njoftoi krijimin e faqes së tij të rrjetit social të quajtur “Truth Social” , u bë e ditur se media sociale ishte hakuar. Hakimi ndodhi brenda dy orëve pasi Donald Trump njoftoi krijimin e mediumit të rrjeteve sociale, i cili do të publikohet në fillim të vitit 2022.

Sipas gazetarit të Daily Dot, Mikael Thalen, url-ja e faqes u hoq shpejt jashtë linje. Në të njëjtën kohë, llogaria e rreme e gazetarit Dreë Harëell u mbyll brenda një ore.

Rrjet

Sipas asaj që është bërë e ditur, planet për kompaninë e re parashikojnë futjen e saj në bursë përmes bashkimit me Digital World Acquisition, një kompani për blerje speciale (SPAC), e cila u listua në Wall Street vetëm shtatorin e kaluar.

Pas njoftimeve të ish-presidentit amerikan, aksionet e Digital World Acquisition Corp u rritën deri në 400% gjatë sesionit të sotëm.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb