Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger nuk mund të arrihen për mijëra njerëz, duke shkaktuar kaos në sisteme në gjithë botën.

“WhatsApp”, “Instagram” dhe “Mesenger” kanë rënë pasditen e sotme në shumë vende të botës. Probleme raportohen në Itali, një pjesë të Europës, Indi dhe në vendin tonë.

Më shumë se 125,000 përdorues kanë raportuar probleme me Instagram në DownDetector. Më shumë se 23,000 përdorues kanë raportuar probleme me WhatsApp në DownDetector. Facebook Messenger duket se është prekur gjithashtu, me më shumë se 4,000 raporte të problemeve në DownDetector.

Untitled
Untitled

Nga kompania nuk ka ende asnjë deklaratë. Kur tenton të hapësh Instagram nga PC, shfaqet error, ndërsa në smartphone faqja nuk mund të rifreskohet. Ndërkohë Whatsapp desktop nuk hapet, ndërsa në smartphone mesazhet nuk dërgohen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: