Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e programit “Përputhen”. Burime për Kryefjala.com thonë se moderatorja e programit të përditshëm të dashurisë në Top-Channel nuk do ta drejtojë më këtë program, që e risolli në qendër të vëmendjes. Jo më kot në këtë video që ka postuar pak orë më parë, Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit që është i fundit për të.

Në shtator Bora do të drejtojë programin “Dancing with the Stars” që pritet të fillojë në Top-Channel ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet në Top-Channel, por me një studio krejtësisht të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re. Por kaq për momentin se po ua treguam të gjitha, çu pa pastaj… kemi gjithë verën përpara…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: