Artistët Semi Jaupaj dhe Yll Limani kanë shkëmbyer disa komente në rrjete sociale duke ngritur dyshimet për një bashkëpunim midis tyre.

Ndjekësit kanë filluar aludimet e tyre në lidhje me komentet e dyshes, por nuk dihet nëse do të jetë një bashkëpunim që do të vijë së shpejti.

Yll Limani ka postuar në Instagram një video me këngën e tij të re, ndërsa vëmendjen e ka marrë komenti i Semit.

“Boll bre mshele gojën”, komentoi Semi, ndërsa këngëtari iu përgjigj se “Kush e ka gati këngën e re kush?”.

Semi pas daljes nga “Big Brother VIP” publikoi këngën e titulluar “Mos u kthe”, e cila ishte një bashkëpunim me Yll Limanin. Ai ka shkruar tekstin dhe ka krijuar melodinë e këngës që pati shumë sukses.

Deri më tani nuk ka një reagim përfundimtar nga këngëtarët, por ndjekësit presin me padurim një bashkëpunim të mundshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: