Dikur ka qenë një ndër aktoret më të mira dhe e preferuar për shumë njerëz, por sot gjendja e saj sa vjen dhe përkeqësohet. Bëhet fjalë për aktoren mjaft të dashur Angelina Jolie, e cila pas divorcit me Brad Pitt duket se po përjeton një gjendje aspak të mirë shëndetësore.

Sipas “Radar Online”, aktorja po kalon një periudhë të vështirë pasi po përpiqet të fitojë betejën ligjore për fëmijët e saj. Mësohet se Jolie peshon vetëm 34 kilogram dhe gjendja shëndetësore rëndohet çdo dite dhe më shumë.

Aktorja u divorcua zyrtarisht me Brad Pitt më 15 shtator 2016, pas 12 vitesh bashkëjetesë. Sipas avokates së saj, Jolie nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore në procesin e divorcit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: