Gazetarja e njohur Ilva Tare ishte e ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, e cila përpos rrugetimit të saj profesional u pyet edhe në lidhje me bashkëshortin, Eduard Selamin.

Jonida e ka pyetur Ilvën nëse ai është tërhequr nga angazhimi politik, por kjo e fundit e ka mohuar.

“Eduardi nuk është aktiv në jetën publike, por ai është aktiv në mënyrën se si ai e ndjek politikën, se si ai dëshiron të kontribuojë në partinë që ai aderon dhe ka përzemër”, tha ajo.

Gazetarja Ilva Tare është e martuar prej kohësh me ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami. Ata kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb