Një problem ka përfshirë rrjetin më të madh social në të gjithë botën, Facebook pasi faqja kryesor apo ‘newsfeed’ nuk hapet ose nuk punon.

Qytetarët kanë zgjedhur të shkruajnë në twitter me hashtagun #facebookdown për të kuptuar se në gjithë botën ndodh i njëjti problem.

Duket se faqja kryesore e Facebook, newsfeed nuk rifreskohet dhe ky është problemi kryesor por epik është komenti i një përdoruesi i cili shkruan në twitter ”Ndoshta është koha të  bejmë një pushim.”

Gjithashtu përdoruesit po përdorin tweeterin për të pyetur njëri- tjetrin se ky problem është në gjithë botë? Dhe duket se ky do të jetë një ‘pushim’, për të paktën 2.4 bilion përdorues, pasi kaq është numri i profileve aktive në Facebook në 1 muaj të vitit.

Facebook është rrjeti më i madh social ndërkombëtar por që përdoruesit e tij tashmë derisa të rregullohet duket se do i drejtohen rrjeteve të tjera si Instagram, Tweeter, Linkedin, SnapChat etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb