Igli Tare u shpreh pak kohë më parë në News24 se afrimi i Hysaj ishte një nga goditjet e tij më të rëndësishme, një transferim që duhej të ishte vënë në jetë kohë më parë. Kalimi i tij nga Napoli te Lazio ishte shumë logjik pasi në kryeqytet u bashkua më në fund me mentorin e tij, Maurizio Sarri.

Hysaj
Hysaj

Pavarësisht këtyre detajeve, viti i tij i parë me fanellën e Lazio nuk ka qenë shumë pozitiv. Kohët e fundit, Sarri e ka preferuar gjithnjë e më pak, ka humbur rolin e tij si titullar duke u aktivizuar vetëm pak minuta.

Sarri
Sarri

Hysaj nuk ishte i pranishëm as në sfidën e fundit, atë kundër Spezia, por anësori kuqezi është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit pasi ka lënë pas atë shqetësim që kishte në pulpë. Hysaj do të jetë në dispozicion të Sarrit për sfidën e radhës, atë kundër Sampdorias.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: