SHBA – Pas ndarjeve dhe bashkimeve të shumta mendohej se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kishin vendosur të hidhnin një hap mjaft të rëndësishëm për të shkuar drejt altarit, por duket se dasma nuk do të mbahet më.

Sipas mediave australiane, aktori i famshëm dhe këngëtarja 25-vjeçare i kanë dhënë fund fejesës disavjeçare. Shkak për ndarjen e tyre mesa duket është bërë një mosmarrëveshje në lidhje me kohën kur ata duhet të bëheshin prindër.

Një burim pranë çiftit ka thënë për “OK! Australia” se 28-vjeçari Hemsëorth donte të niste një familje sa më parë, ndërsa Miley nuk ishte ende gati për t’u bërë nënë.

“Ai do fëmijë dhe nuk do ta shtyjë më këtë, por kjo nuk është ajo që Miley kishte ndërmend. Atij i është thyer zemra. Miley e shtyu dasmën dhe Liam po lodhej me këtë. Nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit”, ka thënë burimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb