Në mes të seancës së parlamentit kur kërcënimet e Tom Doshit për “luftë” me kryeministrin hodhën një hije të rëndë mbi kabinetin qeveritar, ministret Mirela Kumbaro e Milena Harito kanë gjetur një moment diskutimi.
Kërkesa e Doshit për ndryshime në qeveri duket se ka vënë në mendime ministrat në detyrë. Nga lëvizja Kumbaro duket qartë që e mohon të jetë ajo, për të cilën Doshi kërkon ndryshim në qeveri.
Por dhe Harito duket se e bind Kumbaron të rrijë e qetë se postet që lakmohen mund të jenë ato të kolegëve meshkuj se Toma nuk është nga ata burra që e tregon forcën me gratë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb