SHBA

Historia e dashurisë së Kim Kardashian dhe Kanye West po përballet me një tronditje të madhe. Pas 6-vjetësh të martuar dhe më shumë se tetë vjet së bashku, Kim dhe Kanye kanë vendosur të ndahen, megjithatë nuk ka bërë ende një kërkesë për divorc.

Çifti ka katër fëmijë bashkë, North, 7 vjeçe, Saint 5, Chicago 2 dhe Psalm, 20 muajsh.

“Ka arritur në pikën ku ata nuk kanë kaluar kohë së bashku si një çift i martuar prej muajsh. Ata e kanë takuar njëri-tjetrin për hir të fëmijëve, por kanë jetuar veçmas. Kim e di që martesa ka ardhur në fund. Ka kohë që ajo e di këtë gjë”- thotë një burim ekskluziv për E!News. ”

Ajo dëshiron të sigurohet se po merr vendimin e duhur për fëmijët. Nuk ka të bëjë me martesën, ajo gjithmonë do të kujdeset për Kanye-n, por ka mbaruar mes tyre. Kim është përqendruar vetëm në atë që është më e mira për fëmijët. Është një vendim i vështirë për të dhe ajo po e kupton.”

Në muajt e fundit, marrëdhënia e çiftit është përballur me presion në rritje si nga faktorët e jashtmëm ashtu edhe nga ata të brendshëm. Në korrik, Kim foli për herë të parë publikisht për shëndetin mendor të Kanye-s pas një sërë postimesh të pakuptimta të reperit në Twitter.

“Siç shumë prej jush e dinë, Kanye ka çrregullim bipolar. Kushdo që e ka këtë ose ka një të dashur në jetën e tyre që e ka, e di se sa shumë e komplikuar dhe e dhimbshme është ta kuptosh”, tha Kim. “Unë kurrë nuk kam folur publikisht për mënyrën se si kjo na ka ndikuar në shtëpi sepse unë jam shumë mbrojtëse ndaj fëmijëve tanë dhe të drejtës së Kanye-s për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Por sot, ndihem sikur duhet ta komentoja për shkak të stigmës dhe keqkuptimeve në lidhje me shëndetin mendor”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: