Marrëdhëniet e Ankaras dhe Athinës janë në fazën më të nxehtë të tensionimit. Anijet luftarake të Turqisë dhe Greqisë kanë pasur përballje të shkurtër por të tensionuar në afërsi të grupit të ishujve grekë në Detin Egje. Ministria e mbrojtjes e Greqisë ka publikuar se anija raketambajtëse e Turqisë bashkë me dy barka të forcave speciale ka hyrë në ujërat territoriale greke në afërsi të ishujve Imija, transmeton AFP. Agjencia pretendon se këta ishuj gjenden afër bregut turk, dhe se Ankaraja pretendon të drejtën ndaj tyre dhe se rreth këtyre shkëmbinjve dy shtete janë në kontest një kohë të gjatë.

“Anijet e Rojeve bregdetare greke dhe një anije luftarake e marinës kanë përcjell grupin e anijeve turke, duke i informuar mbi shkeljen, dhe turqit janë larguar pas rreth shtatë minutave”, pretendon ministria greke.

Në Turqi, mediat lokale në fillim kanë raportuar se anija luftarake turke, në të cilën gjendej kryeshefi i Shtabit të përgjithshëm i ushtrisë turke Hulushi Akar, u bllokua nga Greqia duke iu pamundësuar të afrohen ishujve.Agjencia private Dogan ka lajmëruar se tensionimi zgjati rreth gjysmë ore, dhe më pas anijet turke u kthyen në gadishullin e Bodrumit.Mirëpo, forcat ushtarake turke, siç ka transmetuar agjencia shtetërore Anadolia, kanë mohuar se anija ishte e bllokuar dhe lajmëruan se një anije e vogël e rojeve bregdetare greke i ka vështruar prej së largu. Thuhet po ashtu se gjenerali Akar nga anija ka kontrolluar anijet në Detin Egje.Ishujt Imija, të cilët turqit i quajnë Kardak, gjenden vetëm shtatë kilometra nga Bodrumi. Kontesti për sovranitet mbi këta ishuj shpërtheu në janar të vitit 2016, dhe incidenti i sotëm ndodhi në mes të tensioneve në mes të dy vendeve, pasi që Gjykata Supreme e Greqisë të enjten bllokoi ekstradimin e tetë oficerëve ushtarak turk të cilët u arratisën në Greqi pas grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016.

Turqia këtë vendim e kritikoi si politik dhe kërcënoi me hedhjen poshtë të marrëveshjes mbi ri pranimin në përputhje të cilës Turqia pranon imigrantët të cilët ilegalisht hyjnë në territor të Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: