Duket se ndryshimet e motorëve në makinat e Formula 1 kanë qenë të shumta në pushimin e sezonit me disa prej pilotëve që do të duhet ta nisin garën e Belgjikës nga vendet e fundit sipas rregullores.

Përveç Charles Leclerc dënimin do ta vuajnë dhe Max Verstappen, Lando Norris, Esteban Ocon, Valteri Bottas dhe Mick Schumacher.

Në këto kushte pilotët duhet të bëjnë një garë të madhe për të tejkaluar këtë nisje të vështirë dhe për të përfunduar në zonën e pikëve, me Botërorin që kryesohet nga piloti i Red Bull, Verstappen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb